Kolonizimi i planteve të tjera, e vetmja shpresë për njerëzimin

Thirrjes së Elon Musk, miliarderit të Space X që brenda 2024 kërkon të nisë drejt planetit Mars njerëzit e parë në një biletë vetëm vajtje iu përgjigjen mijëra persona, prej të cilëve 100 janë kandidatët e përzgjedhur deri më tani. 

Ideja e kolonizimit të Marsit nuk është e re. Ajo ka dekada që ekziston, por problemi është tek mjedisi aspak miqësor që ofron ky planet për njeriun. 

Megjithatë, përtej Marsit shkencëtarët kanë orientuar teleskopët përtej sistemit tonë, madje edhe përtej vetë galaksisë sonë ku janë kapur rreth 1 mijë planete që mund të strehojnë jetë.

Pikërisht këto planete janë e ardhmja e njerëzimit dhe këtë e mbështet edhe njëri prej emrave më në zë të fizikës, Stephen Hawking.

Ai ishte i ftuar në Muzeun e Shkencave në Londër ku tha se njerëzimi rrezikohet nga vetë agresiviteti i tij.

“Në lashtësi agresiviteti i njeriut ishte i justifikuar, lidhej me sigurimin e ushqimit dhe mbijetesën, por sot me armët bërthamore në qarkullim ky agresivitet mund të çojë në zhdukjen e racës sonë, ndaj kolonizimi i planeteve të tjera është e vetmja shpresë që njeriu të ketë një të ardhme”, tha ai. 

SHKARKO APP