Komandantët e UÇK-së nuk u dënuan sot!
Nga Gëzim Mekuli
Kosova u trondit përsëri! Edhe njëherë u poshtëruam si komb e si njerëz. U burgos UÇK-ja; u sulmua e u godit identiteti i shqiptarëve. Ka shumë fjalë, fjalë, e vetëm fjalë të nxehta. Ka edhe retorikë… Veçoria e parë e retorikës së këtyre ngjarjeve është ndërtimi i “armikut të përbashkët”, apo i të ashtuquajturit “dreq i huaj”. Edhe Hitleri, për të manipuluar me opinionin gjerman, gjeti një “armik të përbashkët” dhe “dreqin e huaj”. Dhe, këta ishin hebrejt. Edhe këto ditë, në përpjekje për të mbrojtur komandantët e UÇK-së, nuk është edhe aq vështirë të “gjendet” armiku i përbashkët: tani e me shumë vonesë, kritika po shigjetohet drejt EULEX-it. Por a është e drejtë dhe diplomatike kjo kritikë, bile sot?
Retorika agresive – e përkrahur nga partiakët dhe disa deputet të PDK-së po ndihmon në sajimin e urrejtjes dhe në perceptimin se çdo gjë që vie nga “të huajt” është e keqe për Kosovën. E kjo është e rrezikshme.
Kur para sa e sa vitesh EULEX-i, e më parë edhe UNMIK u, kritikua – me fakte e me dëshmi – për rolin e tyre keqndikues në politikën, ekonominë dhe soc-kulturën tonë, këta “patriot partiak”, nuk e hapën gojën e as nuk e mbështetën këtë kritikë, përkundrazi këta u bënë “qen roje” me mediat e tyre, që mbrojtën dhe propaganduan punën e dyshimt e të keqe të këtyre organizmave.
Po. Komandantët e UÇK-së u arrestuan në ditën kur u pranua plani famëkeq i Ahtisarit.
Komandantët e UÇK-së, kam frikë, se edhe shqiptarët bashkë me institucionin UÇK, u “arrestuan” në mbrëmjen kur djemt dhe çunat patriotë u burgosën e u rrahën nga Milicia e PDK-së, gjatë mbrojtjes së flamurit kombëtar mu në mes të Prishtinës.
A ju kujtohet?
Po ua sjell ndër mend e po ua freskoj trurin edhe me një fakt tjetër: Në orët e para të mëngjesit, 10 qershor 2012 arrestohen 12 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, të cilët po e stolisnin qytetin me flamurin kombëtar për nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Komandantët e Kosova nuk u burgosën mbrëmë. Ne si komb e si popull u “arrestuam” që me ardhjen në pushtet të njerëzve të sojit të Hashim Thaçit.
* * *
A ju kujtohet rrahja e patrioteve nga milicia vetëm e vetëm se për 28 Nëntorin, të vitit 2009, 2010 ditën e flamurit kombëtar, këta larguan flamurin e Ahtisarit duke e zëvëndësuar me flamurin kombëtar. A nuk u pushkatuan 2 shqiptarë në mes të rrugës nga policia ndërkombëtare rumune në rrugët e Prishtinës?
Po. Komandantët e UÇK-së u arrestuan në ditën kur patriotët mbrojtën nderin e flamurit kombëtar, e u rrahën nga milicia për ta mbrojtur flamurin e Ahtisarit.
Tash lexoj se si “shërbëtorët” të Ahtisarit e EULEX-it po lansojnë fjalë të ashpra e që i gjasojnë edhe retorikës së luftës. Këta duan të ndërtojnë një fotografi që u përshtatet partisë së tyre.
Kjo fotografi përforcohet përmes fotografive përdalluese nga ”NE”, PDK, që jemi paqedashës dhe civilizues. Këto sajojnë përmbajtjen dhe shprehjen në fotografinë retorike të armikut, e, që kjo mund të qon masat edhe në akte agresive.
A e meriton një retorikë të tillë të luftës ky popull, që Thaçi & Co po tenton ta sajoj në opinionin tonë publik? Kam frikën se Thaçi dhe disa deputet të PDK-së po sajojnë “fotografinë e armikut”. Ata janë fajtorët, Ne jemi viktima, thonë këta partiak. Por a mos është vonë për këtë qëndrim e për këtë thënie?
Po. Komandantët e UÇK-së u arrestuan në ditën kur PDK filloj rrugën e gjatë e agresive për pushtet, duke harruar se kishte për të ndërtuar shtet.
Ata që sajojnë “fotografinë e armikut”, paraqesin vetën e tyre si viktimë e të butë, ndërsa kundërshtarin e paraqesin si kriminel e të egër. Pra para se të sulmosh armikun, duhet ta paraqitësh atë si vet dreqin. E kështu po paraqitet EULEX-i sot. “Retorika e dreqit” mbyllë hapësirën për nuancime dhe baraspeshë. Motivi i dreqit” i pengon zërat kritik. Me këtë nuk dua të them se EULEX-i është tjetra. Se kush dreqi është EULEX-i e kam thënë hapur që vite më parë. Por sot pyes, a është situata retorike e përshtatshme për këto sulme verbale e jo të matura?
Çka jeni "nxe në krye?"
A ju kujtohet kur intelektualë e patriot dualën hapur në media e protestuan kundër ndërrimit të ikonës dhe amblemës së TMK-së, sot FKS-së? Përsëri, shtrohet pytja se ku ishin "shërbëtorët" e EULEX-it, që sot janë duke luajtur me fjalën dhe ndjenjat e popullit..
Po, atëherë dhe në çastin kur filloj ndërrimi i ikonave, sumboleve dhe flamurit kombëtar, u arrestuan komandantët e UÇK-së, e jo dje e pardje.
Çka po turreni?
A ju kujtohen takimet sekrete të kryeminstrit Thaçi me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq?
E keni harruar apo jo?
Unë jo.
Duke u bazuar në burimet e WikiLeaks, Lëvizja "Vetëvendosje", bëri të njohur për opinionin publik takimet sekrete të kryeminstrit Thaçi me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq. Ishte "Vetëvendosje", ajo që kërkoi përgjigje nga kryeminstri Thaçi rreth këtij takimi të mbajtur fshehtazi prej opinionit publik. Përgjigje nuk pati, por ndodhi tjetra: PDK, ju kundërvu Lëvizjes "Vetëvendosje". Klima politike u acarua.
Po, komandantët e UҪK-së u arrestuan në ditën kur ky njeri nënshkroj kapitullimin me marrëveshjen e pakusht me Serbinë e Ivo Andriqit, Drazha Mihajloviqit dhe Nikolla Pashiqit.
Pse po cjerreni?
Krimi dhe korrupcioni ka mbytur majat e politikës dhe qeverisë, e tërë pasuria e Kosovës u fal në emër të privatizimit.
S'ka lëvizje e s'ka protesta?!
Shkoi Trepça.
“S'ka” patriot qeveria e Thaçit?
Ishin pak, shum pak ata që reaguan. Edhe këta që reaguan u quajtën antiameriakan e Vetfundosje?!
Shkurt e shqip, Komandantët e Kosova nuk u burgosën mbrëmë. Ne si komb e si popull u “arrestuam” që me ardhjen në pushtet të njerëzve të sojit të Hashim Thaçit, i cili ka kohë që nuk ka shkelur në kishën dhe xhaminë e shqiptarëve: NË KALANË E KRENARISË SONË, FORTESËN E JASHARAJVE.
EULEX-i “nuk na ka faj”.