‘Kombinati, qershia mbi tortë’, Basha: Diçka e madhe po ndodh anë e mbanë vendit
Mes të tjerash Basha tha se takimi në Kombinat ishte i fundit i hapjes së fushatës, duke e cilësuar këtë zonë si ‘qershia mbi tortë’.
“Kushtetuta e re e Republikës së re do jete akti i pare i lëvizjes popullore qe filloi ne 18 shkurt. Për here te pare ne 27 vite si ne çdo vend europian nuk do jene politikanet qe do kenë ne dore qytetaret por populli do këtë ne dore politikanet, bashkiakët. Kjo do jete hera e fundit qe deputetet nuk burojnë nga gjykimi juaj. Nëse ata pasi vijnë ne pushtet nuk mbajnë premtimet do keni mundësinë ti shkarkoni sipas modelit europian. Do themelojmë Republikën e vërtetë të njerëzve të thjeshte. Numri 6 përfaqëson shumë më shumë sesa koalicioni opozitar. Përfaqëson kauzën qytetare të Republikës se Re. ”, tha Basha.