Komentuesi e këshillon për Metën: “Kujdes me fjalët”. Ja si i përgjigjet Rama
Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka quajtur shokuese deklaratën e Presidenti të zgjedhur Ilir Meta për mediat greke, komentuesit e kanë vënë në shënjestër, duke i kujtuar se ishte ai që e bëri koalicionin me të.
REPLIKAT
Komentues 1: Uuuuuups kujdes me fjalët z. Kryeministër. Si dihet se ç’mund të ndodh pas zgjedhjeve…mund te të duhet. Ka kaluar politika shqiptare në këto rrugë dhe ju e dini shume mirë, ashtu sikurse gjithë shqiptarët.
Edi Rama: Alda Alda po çfarë lidhje ka mes kësaj që them unë e kësaj që thua ti! Kjo nuk është TURP pse ka lidhje me mua personalisht, po sepse fyen Shqiperinë dhe popullin shqiptar pavarësisht bindjeve… Kam pasur unë betejat e mia, kur isha në opozite ishin të hidhura e të vështira, po kurrë s’më ka shkuar ndërmend të bëj duvanë e fqinjëve duke fyer e përgojuar në mediat e tyre kundërshtarët politike në Shqipëri!!!