Komisionerja e PS “shkund” kutinë e votimit (VIDEO)
Kur pritet të nis zyrtarisht numërimi i kutive të votimit, kandidati për deputet i PD-së në Korçë, Ervin Salianji, përmes një postimi në facebook, ka hedhur akuza ndaj komisioneres së PS-së.
Salianji shkruan se Pranvera Begolli po “shkund” kutinë e votimit dhe kjo sipas tij, për të parë nëse votuesi që punon në administratë ka votuar për PS-në. Ai e cilëson një skandal dhe turp të Rilindjes.
Statusi
“Nuk kanë fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, në video komisionerja e Partisë Socialiste, Pranvera Begolli, duke nxjerrë fletet e votimit për të verifikuar nëse votuesi që punon në administratë ka votuar për PS ose jo?”, shkruan Salianji.
https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/1463614326994372/