Komisioni i Disiplinës ndëshkon Partizanin, një ndeshje pa tifozë për Kastriotin
Komisioni i Disiplinës, ka publikuar ditën e sotme edhe vendimet në lidhje me parregullsitë e vërejtura në javën e kaluar të futbollit shqiptar. Partizani për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e fundit, është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, ndërkohë që krutanët e Kastriotit, për hyrjen e një personi të paautorizuar brenda rrethimit të lojës, dënohet me një ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.
VENDIMET
FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër “Flamurtari” FC në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek.
KF “Kastrioti”, për hyrjen e një personi të pa autorizuar brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës, në bazë të nenit 65/3.a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
Lojtari i KF “Vora”, Florian Peqini ,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Iliria”,Emanuel Dulo ,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen,në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
KF “Egnatia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen,në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
Zyrtari i “Egnatia”,Agron Aliu ,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
Zyrtari i “Juban Danja” femra, Ferdinand Janku, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.