Komisioni i Jashtëm i kalon presidencës propozimin e Ermal Dredhës si ambasador i Shqipërisë në Zvicër
Lajme E Martë, 4 Nëntor 2025 13:41
Komisioni i Punëve të Jashtme i ka kaluar Presidentit të Republikës propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër dhe në principatën e Litenshteinit.
Më parë Dredha shërbeu si ambasador të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016-2023, e nga viti 2023 deri në shtator të këtij viti ai mbajti postin e kryebashkiakut të Vlorës, para se te jepte dorëheqjen.
KOHA JONË SONDAZH

