Kompanitë që përfitojnë më së shumti nga industria e lojërave

Tencent, ishte kompania publike me të ardhurat më të larta nga industria e video lojërave në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Duke përjashtu harduerin, gjigandi Kinez la pas Sony dhe Microsoft duke gjeneruar 7.4 miliard dollar të ardhura. Kompania ka investuar miliona dollar në kompani të tjera lojërash. Në 2011-tën vleu Riot, zhvilluesin e League of Legends, një prej lojërave më të luajtura në botë.

Investime të tjera që vlen të përmenden janë aksionet në kompaninë e tretë për nga të ardhura, Activision Blizzard, me titujt e shquar si Call of Duty dhe World of Warcraft-SuperCell ku zotëron 84% të aksioneve dhe investim 330 milion dollarësh në Epic Games, zhvilluesin e Unreal Engine shkruan PCWorld Albanian.

Në listën e 10 kompanive me të ardhurat më të larta nga industria krahas Tencent radhiten kronologjikisht si vijon: Sony, Activision, Microsoft, Apple, EA, NetEase, Google, Bandai Namco dhe Nexon.

SHKARKO APP