Kompensimi i pensionistëve për energjinë, lehtësohen procedurat

 

Tre Ministritë kompetente për procesin e kompensimit të pensionistëve për energjinë elektrike, ajo e Mirëqenies Sociale, Energjisë dhe Financave, kanë lëshuar një udhëzim të ri lidhur me procedurat e dorëzimit të dokumentave.

Tre ministrat firmosën udhëzimin e ri i cili lehtëson marrjen e kompensimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë hequr kushtin e dorëzimit të një vërtetimi i cili tregon se nuk ka persona të punësuar në familjen e pensionistit që përfiton kompensimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompensimi do të jetë në shumën e 648 lekëve në muaj pavarësisht konsumit që kryen konsumatori.

Gjithashtu gjithë pensionistët që nuk kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kompensimit kanë kohë deri në fillim të qershorit për t’i dorëzuar.

Pavarësisht kur i dorëzojnë ata do të përfitojnë gjithë muajt e kompensimti që prej janarit 2015.

Janë rreth 82 mijë pensionistë deri tani që kanë përfituar nga ky kompensim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?