Koncerti për hapjen e sheshit “Skënderbej”, nga lahutat e veriut, deri te vallet e Dropullit

 Kjo e shtunë  do të jetë një ditë feste për kryeqytetin. Bashkia e Tiranës përmes një ceremonie të veçantë do të bëjë hapjen e sheshit “Skënderbej”, i cili do të jetë tërësisht në dispozicion vetëm të këmbësorëve.

 Pas gurëve nga të gjitha trojet shqiptare, në skenën e improvizuar në Sheshin “Skënderbej” me rastin e përurimit do të vijnë tingujt e të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarë.

 Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar programin e pasur artistik, ku këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë nga të gjithë trojet shqipfolëse do të performojnë  para mijëra qytetarëve të ardhur nga qytetet e tjera të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe nga diaspora. “Ejani të festojmë së bashku në një festë të madhe të shpirtit shqiptar në 10 Qershor, ora 19.30”, shkruan Veliaj në profilin e tij në Facebook.

 Kryeqyteti për disa orë do të festojë në tingujt e këngëve dhe valleve të grupeve të ndryshme, që nga Kori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e deri te Ansambli i Rugovës.

“Fragment nga Eposi i Kreshnikëve”, “Himni Kombëtar”, “Valle e Tiranës”, “Valle e Ansamblit Folklorik të Rugovës”, “Këngë arbëreshe”, “Orkestrale e Mirditës”, do të jenë vetëm disa nga performancat që do të ngjiten në skenën e instaluar në sheshin “Skënderbej” me rastin e inaugurimit të tij.

 Programi artistik

  Rrjedh në këngë e ligjërime

Performancë me timpanë

“Vallja e dëborës” – Trimat e Jutbinës

“Fragment nga Eposi i Kreshnikëve” – Lahutarët

Performancë “Maj’e Krajit”

Ceremonia e ngritjes së flamurit

Himni Kombëtar – Kori i TKOBAP

Fjalë përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj

Fjalë përshëndetëse e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama

“Besa-Besë” – Grupi i Bënçës Tepelenë

“Janinës ç’i panë sytë” – Performancë e grupeve shqiptare dhe franceze

“Vallja e kaçakëve”

“Tanë Kako Tanë” – Grupi Çam

“Po vijnë krushqit” – Kori i TKOBAP

Fyejt e Gramshit

Valle e Tiranës

“Balada e Konofatit” – Grupi i Kolonjës

Valle e Ansamblit Folklorik të Rugovës

“Vajzë e Valëve” – Grupi i Himarës

Këngë arbëreshe

“Mbeç more shokë mbeç”

Vallja e Osman Takës

Grupi Ergjeria

Kori i Shkodrës

Valle e Dropullit

“Globi Rrotullohet” – Korale

Valle e Devollit Gorarçe – Grupi i fëmijëve të Korçës

Orkestrale e Mirditës

Muzikë nga filmi “Skënderbeu” – Kori dhe orkestra e TKOBAP

SHKARKO APP