Kondicionerë në Kopshtin Nr 24, Veliaj: Po kurojmë çdo detaj që shtatori të na gjejë gati

Kondicionerë në Kopshtin Nr 24, Veliaj: “Po kurojmë çdo detaj që shtatori të na gjejë gati”

 Jo vetëm shkollat, por edhe çerdhet dhe kopshtet e Tiranës do të jenë gati që në shtator të presin banorët e tyre të vegjël. Bashkia e Tiranës po shfrytëzon këto ditë vere që të bëj të gjitha rregullimet e nevojshme, që në shtator, kur edhe nis sezoni i ri, të jetë çdo gjë gati.

 Është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka dhënë lajmin e mirë se në Kopshtin Nr. 24, jo vetëm që janë bërë meremetimet e nevojshme, por edhe janë vendosur 4 kondicionerë në ambientet e ndenjies së fëmijëve për të ndihmuar në ngrohjen gjatë ditëve të ftohta.

 “Po kurojmë çdo detaj që shtatori të na gjejë gati, tani edhe 4 kondicionerë që temperaturat e dimrit mos të jenë problem për vogëlushët tanë aty”, shkroi Veliaj.

SHKARKO APP