Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike e NATO-s, Balluku: Rreziku vjen nga çdo cep i hapësirës dixhitale

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku e pranishme në konferencën për Mbrojtjen Kibernetike e organizuar nga NATO në Tiranë, tha se Shqipëria është krenare që luan një rol aktiv, duke dhënë kontributin e vet në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive. Po ashtu Balluku shtoi edhe se rreziku vjen nga çdo cep i hapësirës dixhitale.

”Konferenca për Mbrojtjen Kibernetike e organizuar nga NATO në Tiranë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vende të Aleancës, theksova përkushtimin e Shqipërisë për të kontribuar në këtë përpjekje globale, duke forcuar kapacitetet dhe duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët për një hapësirë më të sigurt për të gjithë.

Në një botë ku rreziku vjen nga çdo cep i hapësirës dixhitale, ne nuk mund të jemi vetëm spektatorë, duhet të jemi të përgatitur, të bashkuar dhe të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

NATO është më shumë se një aleancë, është një familje ku solidariteti dhe bashkëpunimi na mbrojnë nga kërcënimet që tentojnë të na cënojnë lirinë dhe paqen, ndaj Shqipëria është krenare që luan një rol aktiv në këtë betejë, duke dhënë kontributin e vet në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive”,-shkruan Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?