Konferenca së Pezës, Mazniku: Mësim për të qenë bashkë për integrimin e vendit

Me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, morën në ceremoninë e organizuar në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme që shënon bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë. Në nderim të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha moshat, që nga fëmijët, ata më pak të rriturit, të rinjtë, e deri tek të moshuarit që duan të evokojnë përpjekjet e popullit shqiptar për çlirimin e vendit.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, theksoi se  Konferenca e Pezës është një histori e cila rrezaton 75 vjet më pas mësime dhe momente shumë të rëndësishme për të sotmen e vendit tonë. “Sot përpara jush, veteranëve e familjeve të tyre, përulemi për kontributin e pamasë që keni dhënë për këtë ditë të vendit tonë. Konferenca e Pezës është një histori e cila rrezaton 75 vjet më pas mësime dhe momente shumë të rëndësishme për të sotmen e vendit tonë. Ajo është një histori e cila së pari është një histori guximi. Ka treguar sot se si atëherë një grup njerëzish vendosën që në një betejë shumë të madhe, Peza ishte e vogël në botën e madhe e cila gjendej në një luftë botërore, ata u mblodhën për të vendosur se në cilin kah të historisë do të ishte Shqipëria dhe ky është ndoshta momenti i dytë i rëndësishëm që sot na rrezaton Konferenca e Pezës”, tha Manziku.

  Duke shprehur mirënjohjen për sakrificat e burrave dhe të grave që morën pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare, Nënkryetari i Bashkisë vlerësoi se shqiptarët ditën që në momente të rëndësishme të marrin vendimet e duhura për ta radhitur vendin tonë në kahun e duhur të historisë. “Shqiptarët u mblodhën këtu atëherë, për të vendosur, për të qenë në kahun e duhur të historisë. Dhe sot ne si shqiptarë të gjithë mund të jemi krenarë, që kemi vendosur të ishim në krahun e duhur të historisë, si rrjedhojë e vendimit të atyre burrave dhe grave 75 vjet më parë. Ndaj për këtë jemi mirënjohës sot dhe në kohë të kohërave”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Mazniku nënvizoi se Konferenca e Pezës është një mësim i madh për të gjithë shqiptarët që kur historia i thërret, ata kanë ditur të bëhen bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur historia i thërret, shqiptarët kanë ditur të bëhen bashkë, të mblidhen, të diskutojnë dhe të marrin vendimet e duhura për vendin dhe për të ardhmen. Dhe ky është sërish një mësim i madh për të gjithë ne sot, një moment kyç në hapat tona përpara integrimit europian për të qenë sëbashku dhe për të marrë vendimet e duhura për të ecur përpara. Ndaj në një ditë si kjo, besoj se secili prej nesh mund të gjejë pak minuta për të menduar për sakrificën e madhe të veteranëve dhe të njerëzve të cilët u mblodhën këtu 75 vjet më parë, dhe për të kuptuar se sa shumë gjëra kemi ne për të mësuar nga historia dhe nga sakrifica e këtyre njerëzve”, theksoi Mazniku.

 Më pas, të pranishmit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe para memorialit të patriotit Myslym Peza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?