Konfindustria: Të ulet çmimi i energjisë siç po ndodh në botë

Duke marrë në konsideratë uljen e çmimit të energjisë në tregjet botërore, Konfederata e Industrisë kërkon nga Enti Rregullator i Energjisë që të vlerësojë uljen e këtij çmimi për industritë, biznesit dhe qytetarët.

Sipas Konfindustrisë, çmimi i energjisë ka rënë me 30% në tregjet botërore. Një tjetër fakt, Konfindustria  përmend uljen e mbulimit të humbjeve të energjisë me vlerën e 60 milionë eurove në 7 mujorin e parë të këtij viti.

“Mbështetur në të dhënat ekonomiko financiare të mësipërme, por dhe rënien e thelle të çmimit të energjisë elektrike ne tregjet botërore, kërkon nga ERE/Enti Rregullator i Energjisë te vlerësoje një ulje të çmimit te energjisë elektrike, që i ofrohet industrive, biznesit dhe qytetarëve, natyrisht duke patur parasysh edhe nivelin e investimeve te nevojshme. Vetëm ne vitin e fundit kemi një rënie prej pothuaj 30% te çmimit të energjisë elektrike ne tregjet botërore pa asnjë pasqyrim ne Shqipëri, që ka çmimet me te larta ne rajon me pasoja sidomos ne industritë vendore”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Konfindustria kërkon nga ekzekutivi shqiptar të vazhdojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

SHKARKO APP