Konfiskohen 5 mijë tableta ekstazie me portretin e Trump

Policia në Gjermani ka konfiskuar 5 mijë tableta ekstazie që kishin formën e fytyrës së presidentit Donald Trump.

Pilulat u gjetën nga policia në një makinë në Lower Saxony të shtunën dhe u konfirmuan me një deklaratë të hënën.

“Gjatë kërkimit të makinës, policia gjeti rreth 5 mijë tableta ekstazie me portretin e presidentit amerikan. Vlera e tyre arrin në 11 mijë euro, ndërsa vlera e shitjeve shkon deri në 39 mijë euro,” – thuhej në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një 51-vjeçar dhe djali i tij, 17-vjeçar u arrestuan dhe u paraqitën në gjykatë të dielën. Ata ishin në furgonin ku u gjetën tabletat, që ishte i regjistruar me letra austriake dhe po ktheheshin nga një udhëtim në Holladë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet se Hollanda është vendi ku janë krijuar pilulat me ngjyrë portokalli dhe rozë.

Kjo nuk është hera e parë që zbulohen pilula të tilla pasi në korrik u raportua që po qarkullonin në tregun e zi.

Trump ka qenë inspirim dhe për krijime të tjera pasi 5.500 q2ese me heroinë u konfiskuan në janar nga policia e Floridës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?