Konkurrentja për Miss Zvicra në lidhje me Shaqirin?
Edhe këtë vit si vitet e kaluara spektakli i bukurisë ‘’Miss Switzerland’’ po pushtohet nga shqiptarët.
Fakti që janë rritur në Zvicër dhe kanë fituar kulturë perendimore bën që shqiptarët të inkuadrohen nëpër spektakle dhe evente atje duke mos e pasur aspak problem, madje ata nuk diskriminohen fare në këto drejtime përkundrazi përkrahen shumë nga shteti zviceran.
dhe këtë vit në këtë konkurs bukurie pjesëmarëse janë dy bukuroshe shqiptare edhe atë Sindi Arifi dhe Nesibe Ali do të garojnë për më të bukurën e Zvicrës.
Që të dyja bukuroshe dhe me karierë si modele, megjithatë sipas asaj që flitet në mediat zvicerane Sindi ka më shumë gjasa që të futet në garën më të ngushtë për faktin se deri më tani ka bërë emër në opinion me fotosesione të nxehta si dhe reklama të ndryshme për produkte të kompanive atje.
Madje mediat shkruajnë se Sindi vitin e kaluar ishte pjesëmarëse në një spektakël bukurie dhe kishte një romancë dashurie me misterin Ilario Santoro.
‘’Mes Marsejës dhe Gjenevës në një jaht luksoz ishin kapur mat dy personazhet e njohur Sindi Arifi dhe Ilario Santoro teksa shkëmbejnë puthje dhe përkëdhelje në zonën Vip. Pasi u kapën mat ata të dy realizuan shumë reklama bashkë që të mos bien në sy tek opinioni së janë bahkë’’, shkruan kështu Lematin.
Ndërkohë që për jetën e saj Sindi flet: ‘’Përvec modelimit unë kam pasur oferta edhe në muzikë, madje kam kënduar dy këngë të Jessie J si cover version dhe janë pritur shumë mirë, madje kam bërë edhe dy koncerte për fëmijët e një shoqate për t’i mbështetur ato, si dhe koncerte për një shok të vëllaut tim i cili vuan nga bullosa epidermolysis, një sëmundje gjenetike që sulmon lëkurën’’, thekson më tej Sindi.
Në anën tjetër si pjesëmarëse në ‘’Miss Suisse Romande’’ vitin e kaluar edhe pse ajo ka një bukuri natyrore është edhe e shkolluar. Është 20-vjeçare dhe jeton në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa me prejardhje është nga Mali i Zi. Prej vitesh merret me modelim, duke reklamuar për firma të njohura në Zvicër dhe jashtë saj, ndërkaq përgjatë vitit 2014 ajo mbajti kurorën e “Miss Suisse Romande 2014”.
Por emri i saj nuk ndalon me kaq duke bërë bujë në mediat atje pasiqë vitin e kaluar është ndërlidhur me një aferë dashurie me futbollistin e njohur Xherdan Shaqiri i cili sipas informacioneve ka qenë si spektatorë pikërisht për Sindin gjatë kohës kur ajo është zgjedhur misse. Fotot e zhveshura janë një plus për Sindin e cila sipas gjitha gjasave këtë vit pritet të jetë shqiptarja e parë që do fitojë kurorën e më të bukurës në Zvicër./Paparazzi.al