Konkursi “Arkitektët e rinj për Zhvillimin Urban” jep frutet e para

Konkursi  “Arkitektët e rinj për Zhvillimin Urban”, i organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe fituesit e dal prej tij, kanë hedhur idetë e para për zbatimin e projekteve në terren: rindërtimin e Kishës së Shën Mërisë së Vaut të Dejës dhe Muzeut të kujtesës e traditës vendase përgjatë rrugës për në Kështjellën e Shën Markut. Këtë propozon fituesja e vendit të parë të  konkursit,  Arba Baxhaku, në punimin e saj.

Ideja e projektit nis me rrugëtimin e Shën Palit në tokën Ilire, ndaj lidhet ngushtë me origjinën e hershme të Kishës Apostolike Shqiptare. Propozohet një vlerësim monumental i rrënojave të kishës, pa fshehur kishën e re të ndërtuar aty pranë në vitet ’90. Projekti i kushton vëmendje dhe kështjellës së Shën Markut dhe kishës brenda mureve me po të njëjtin emër. Rrënojat e kishës së vjetër do t’i brendashkruhen një kryqi muresh, të ngjashme me një skulpturë të gurtë mbartëse të dimensioneve të kujtesës, ndërkohë që vetë rrënojat do të shndërrohen në simbolin e një vaske pagëzimi, e cila do të ushqehet nga ujërat e mbledhura të kompluvium-it që do t’i rrijë mbi kokë. Dimensionet e projektit mbështeten në skicat e mbijetuara të kishës së shembur. Gurët e mbledhur të altarit do të riformojnë altarin e ri, ndërsa rruga që të sjell në Vaun e Dejës do të shndërrohet në një shteg panoramik që do të nisë me një shëtitje mes hijesh të gjata mani prej nga do të merret lënda e parë për përpunimin e SHEN-MARKUmëndafshit tradicional të zonës.

Planimetria shpreh një zgjidhje që risjelle të shkuarën, ku zgjerimi i bazilikave kristiane kryhej historikisht duke përdorur ndërtesat pararendëse si elemente të kishës së re e më të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti parashikon t’i japë udhë rigjenerimit të turizmit në Zadrimë, duke shndërruar kishën e rindërtuar, jo vetëm në një vend pelegrinazhi për besimtarët katolikë, por edhe në një monument që përkujton persekutimin e lirisë së shprehjes në gjithë brezat në vazhdim. Ndërtimi është menduar të kryhet me materiale lokale, betoni struktural do të vishet me gurin e bardhë të Vaut të Dejës. Shkëmbi që mbart rrënojat e Kështjellës së Shën Markut do të krijojë me përbërjen e tij një varg trupash gjeometrikë, që do të marrin formë nën një proces të ngjashëm me atë të një skulpture, ku trupi i muzës duket se merr jetë teksa çlirohet prej mermerit gjenerues në një proces që zgjat një përjetësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?