Konkursi për infrastrukturën, përzgjidhen 6 projekte të arkitektëve të rinj
Infrastruktura shqiptare në këndvështrimin e arkitektëve të rinj ka sjellë risi në konkursin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me Shoqatën e Arkitektëve.
Janë 25 projekte, të cilat sjellin ide të ndryshme për larminë kulturore në vend, nga të cilat gjashtë u përzgjodhën fituese.
Për Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, kokursi i cili vjen për herë të parë do të kthehet në traditë për ti hapur rrugë kështu arkitektëve të rinj.
Rindërtimi i kishës së Shën Mërisë së Vaut të Dejës është projekti i cili fitoi vendin e parë dhe për realizuesen e tij Arba Baxhaku ai paraqet një ide për rikonstruksionin e saj.
Në konkurs u dhanë edhe dy çmime të dyta dhe tre çmime të treta për arkitektët e rinj, projektet e të cilëve do të ekspozohen për disa ditë në Muzeun Historik Kombëtar e më pas në hollin e Ministrisë së Zhvillimit Urban për dy jave.