Konsullata amerikane në Dubai është goditur

Konsullata amerikane në Dubai është goditur nga një dron iranian. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk ka raportime për të lënduar.

Autoritetet kanë dalë me një njoftim zyrtar duke thënë se zjarri është vënë nën kontroll.

Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë sulmin ndaj bazave të raketave iraniane për të ndaluar sulmet ajrore të Teheranit kundër këtij vendi. Agjencia e lajmeve Axios e raporton këtë duke cituar dy burime të njohura me çështjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo thekson se një sulm i Emirateve ndaj Iranit do të ishte i pashembullt. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë vendi më i sulmuar nga Irani që nga fillimi i luftës, madje edhe më shumë se Izraeli. Vendi “po shqyrton marrjen e masave aktive mbrojtëse kundër Iranit. Edhe pse nuk janë përfshirë në asnjë mënyrë në luftë, Emiratet megjithatë kanë pësuar 800 goditje”, – tha një burim i njohur me diskutimet politike të Emirateve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?