Kontinentet me popullatën më të vjetër dhe më të re
Rreth 20% e njerëzve në Japoni, Gjermania dhe Italia janë të moshës 65 vjeç ose më shumë, duke e bërë popullsinë e këtyre tre kombeve më të vjetrit në botë. Nga mesi i këtij shekulli 22% e popullsisë në Amerikën e Veriut dhe pak më shumë se një e katërta (27%) e Europianëve do të jetë 65 vjeç ose më të vjetër, sipas një raporti nga Qendra Kërkimore Pew.
Cili është problemi me popullsi që po shkon drejt plakjes?
Vendet duhet të gjejnë mënyra për të paguar rritjen e popullsinë. Pew gjeti se 41% e amerikanëve në moshë pune besojnë se nuk do të ketë përfitime të sigurimeve shoqërore, kjo për shkak të kohës që ju ka mbetur dhe nuk besojnë se do të mund të arrijnë të dalin në pension. Si punëtorët rriten dhe lëvizin, të rinjtë kanë për qëllim të ndërhyjë dhe të kontribuojnë për programe që i mbështesin ato. Megjithatë, shkalla e rënies së lindjeve do të thotë që ka më pak të rinj për të paguar për kujdesin e të moshuarve.
Po në lidhje me vendet me popullsinë më të re?
Popullatat më të reja janë konsideruar zakonisht një dhuratë ekonomike për çdo vend. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20, vende të tilla si: Koreja e Jugut dhe Irlanda kanë përfituar nga dividendët demografik. Por një dividend demografik në vendet më të reja në botë mund të kthehet në një problem demografik: Mungesa e vendeve të punës.
Afrika Sub-Sahariane është tashmë një nga rajonet më të reja në botë dhe papunësia e të rinjve është e lartë. Sipas një raporti ndërmjet viteve 2000-2007, popullsia në moshë pune në Afrikë u rrit me 2.6%, duke krijuar që 96 milion njerëz të kërkonin punë, ndërsa vetëm 63 milionë vende pune u krijuan.
Por edhe në vendet me popullsi të re, përqindja e njerëzve të moshuar është ende në rritje. Përqindja e mbi 65-së vjeçarëve në Afrikë pritet të dyfishohet deri në vitin 2050, sipas raportit. Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë një popullsi më të vogël se shumica e vendeve Europiane – vetëm 13% e amerikanëve janë të moshës 65 vjeç ose më të vjetër.
Demografikisht, Emiratet e Bashkuara Arabe janë shteti më i ri në botë, me më pak se 1% e popullsisë mbi 65 vjeç Megjithatë, kjo është kryesisht për shkak të një popullsie të madhe emigrante. Një studim në vitin 2010 tregon se më pak se 20% e popullsisë kanë shtetësi vendase.
Japonia, në anën tjetër, është vendi më i vjetër në botë, me 23% të popullsisë mbi 65 vjeç.
Burimi: Word Economic Forum/Përshtati: Redjon Shtylla