Konvertimi i ish-kandidatit të PD, sot krah Ramës: Votoni PS

Edhe pse ishte një nga kandidatët e PD-së për deputet në qarkun e Beratit, sot Lefter Maliqi hapi mitingun elektoral të Partisë Socialiste krah Edi Ramës. Rreth një muaj më parë ai ishte i treti në listë për të përfaqësuar PD-në në parlamentin e ardhshëm por sot, si një votues i thjeshtë, Maliqi i kërkoi beratasve të votojnë numrin dy, PS.

“Të votojmë së bashku numrin dy, të vazhdojmë së bashku për fitore dhe investime. I nderuar zoti kryeministër. Ju keni thënë që ne do marrim 71 mandate, por po ju them që 5 mandate i ke në Berat, 71 nga Fieri e tutje. Mos u gënjeni as nga UFO-t që po premtojnë shkolla, as nga të majtët e të djathtët. z.Kryeministër, mbështeti këta njerëz se fitoren e ke të sigurt, 5 mandate në Berat”,-deklaroi Maliqi.

Pas tij ka foli dhe kryeministri Edi Rama, ku rastin e quajti të paprecedentë. Rama u shpreh se Maliqi, jo për interesa politike, u bashkua me PS-në, për një betejë e cila nuk është mes partish.

“E paprecedentë në historinë e pluralizmit, që një deputet në listën e PD-së i është bashkuar PS, jo për interesa por për të përfaqësuar me dinjitet këtë komunitet. I jam mirënjohës Lefterit që me kurajë qytetare dhe me vetëdije politike na u bashkua në këtë betejë e cila nuk është një betejë mes partish por një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës”- deklaroi Rama.

SHKARKO APP