KORÇË/Numërohen 332 nga 463 kuti votimi, ja përqindja për PS-PD-LSI

Në Korçë ka përfunduar numërimi i 332 kutive nga 463 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 46.87% të votave.

PD vjen e dyta me 32.84% të votave. LSI renditet e treta me 15.58% të votave.

Në Korçë ndahen 11 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 6 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat.

Kandidatët PS-6

Niko Peleshi
Eduard Shalsi
Elisa Spiropali
Ilirian Pendavinji
Ilir Xhakolli
Edlira Bode

Kandidatët PD-4

Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxhalli
Klevis Balliu

Kandidatët LSI-1

Edmond Panariti

SHKARKO APP