Korfuzi pa ujë, mediat greke: Greqia kërkon të shtrijë tubacionin në Syrin e Kaltër
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk e përmendi Shqipërinë si alternative furnizimi me ujë për ishullin e Korfuzit në takimin me banorët.
Kreu i qeverisë greke iu premtoi zgjidhjen e problemit. Sipas tij furnizimi me ujë i Korfuzit do të ekzaminohet nga baza zero. Ai inauguroi projektin për ujësjellësin e Lefkadës, Prevezës dhe Artës.
Gjithsesi sipas mediave të ishullit Mitsotakis i tha po perspektivës së marrjes së ujit të pijshëm nga burimet natyrore të Syrit të Kaltër përmes një tubacioni nënujor në drejtim të Korfuzit.
Plani grek pason atë italian që po përgatitet të ndërtojë një tubacion prej 200 km drejt shtetit fqinj.
Për sa i përket mundësisë së bashkëpunimit ndërshtetëror për furnizimin me ujë të ishullit tonë, qeveria greke duket se konsideron se një perspektivë e tillë nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme të krijuara mes dy vendeve.
Gjithsesi organet lokale të prefekturës së Jonit vlerësojnë se përveç projektit të ujit nga Syri i Kaltër shohin më të realizueshme shfrytëzimin e burimeve ujore në Thesproti dhe veçanërisht në burimet që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar .
Edhe ky vit regjistron rritje të madhe të numrit të turistëve që ka sjellë rritjen e konsumit ,ndaj dhe u bëhet thirrje banorëve për përdorim të matur të ujit sidomos në orët e mesditës, veçanërisht në periudhën kritike të muajve Korrik-Shtator.
Klan News