Korniza e bashkëpunimit me OKB, zv/kryeministrja Balluku: Përqëndrohemi në forcimin e kapitalit njerëzor

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara, u vlerësua përmbushja e objektivave të kornizës 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku thotë se 2026 është viti përmbyllës i programit aktual, po përgatitet korniza e re 2027–2031, e cila synon të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe OKB-së.

Postimi i plotë

Sot në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, ku u vlerësua përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022-2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa hyjmë në vitin përmbyllës të programit aktual dhe nis përgatitja për kornizën e re 2027-2031, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara një bashkëpunim që fuqizon kapitalin njerëzor, nxit rritjen e qëndrueshme dhe konsolidon institucionet demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e #OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?