Korridori 8 i intereson edhe Bullgarisë, Haxhinasto: Kinezët,fonde për Rrugën e Arbrit

Infrastruktura në Shqipëri në korridoret kryesore ka interes edhe për vendet fqinje, duke qenë se vendi ynë në pozitat gjeografik konsiderohet një ndërlidhës mes lindjes e perëndimit.  Shqipëria dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë për ndërtimin e Korridorit 8, i cili do të bëjë të mundur tërheqjen e shumë investitorëve të huaj. Angazhimi është marrë në Tiranë nga ministrat e transportit të dy vendeve. Shqipëria dhe Bullgaria do jenë bashkë në ndërtimin e Korridorit të tetë. Kjo u theksua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto dhe homologut të tij bullgar Ivaylo Moskovski i cili theksoi se ajo që i duhet korridori të tetë janë investimet e përbashkëta, çka nuk kanë ndodhur deri më sot mes dy bshteteve. Ivaylo Moskovski shprehet se:  “Korridori i tetë është shumë I rëndësishëm, por gjërat rrodhën ngadalë. Çdo shtet përdor mekanizma të ndryshme për financim apo për hartimin e projekteve të ndryshme. Prandaj jam i lumtur që do t’i shpeshtojmë takimet dhë do të bëjmë përpjekje që të unifikojmë realizimin e projektit. Një projekt i llojit të tillë do të tërheqë investime të mëdha . Jam i sigurt që do të bëjmë diçka që do të mund t’I japim qëndrueshmëri rajonit.” Ministri Haxhinasto u ndal edhe tek Rruga e Arbrit për të cilën tha se kompania kineze i ka mundësitë për ta financuar atë. Edmond Haxhinasto: “Kemi dërguar një pr/ligj në parlament për tu miratuar. Pr/ligji do të jetë i veçantë duke qenë se kompania kineze i ka mundësitë financiare”.  Memorandumi i bashkëpunimit pritet të nënshkruhet më 20 mars nga përfaqësuesit e dy ministrive homologe, dhe shtrihet jo vetëm në koordinimin e punës për ndërtimin e korridorit të tetë por edhe në bashkërendimin për projekte ne transport dhe infrastrukturë në tërësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?