Korrja e grurit, fermerët nuk rimbursohen për makineritë dhe naftën

Fermerët në Kukës për shkak të rendimentit të ulët në të korrat e grurit, e ndjejnë akoma edhe më shumë mos rimbursimin e makinerive bujqësore dhe naftës nga ana e qeverisë.

Ata thonë se këto premtime nuk janë vënë kurrë në zbatim, ndërsa shpjegojnë se prodhimi i marrë nuk mbulon shpenzimet.

Këtë vit, tokat e tyre janë vaditur si rrjedhojë e vënies në punë të kanaleve vaditëse, gjë që u ka ardhur mjaft në ndihmë. Megjithatë, prodhimi i ulët i ka lënë ata të pakënaqur.

Ndërkohë të mbjelljat e pranverës si misri, fasulet e foragjeret duket se do të kenë prodhimtari të mirë. Bashkia dhe Ministria e Bujqësisë investuan rreth 55 milionë lekë të reja për kanalet vaditëse këtë vit në Kukës për zgjidhjen e problemit të vaditjes së tokave.

SHKARKO APP