Kosova dhe Shqipëria, forum për financimin e projekteve strategjike
Ekspoforumi “Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë – Shqipëri” do të mbledhë sot në Prishtinë përfaqësues institucionalë të Kosovës dhe të Shqipërisë, kompani nga vendi e diaspora, si dhe donatorë, për t’i diskutuar objektivat strategjike të të dy vendeve dhe mënyrat e financimit të projekteve të përbashkëta, njoftoi Ministria e Diasporës.
Ekspoforumi paraprin panairin, përkatësisht ekspozimi i prodhuesve nga diaspora në Kosovë dhe i ndërmarrjeve publike për zhvillimin e dy vendeve.