Kosova ”luftë” tregtare me Serbinë, rritet në 100% taksa për mallrat serbe

Një ditë pasi dështoi të anëtarësohej në Interpol, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të rritur taksën për mallrat e Serbisë nga 10% në 100%. “Nga sot t’i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja”, deklaroi pas mbledhjes ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruhet ‘Kosova e Metohija’. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e mbështet këtë vendim. “Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. Cefta nuk ka fuksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrah propozimin e juaj”, është shprehur Haradinaj.

Sa i përket dështimit në Interpol, asnjë zyrtar i lartë nuk ka marrë përgjegjësi, por Qeveria dhe Presidenca janë fokusuar vetëm te akuzat ndaj Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?