Kosova, me pikë doganore në portin e Durrësit
Kosova do të ketë një pikë doganore të vetën në portin e Durrësit.
Kryeministri Edi Rama e theksoi këtë gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që po zhvillohet në Prishtinë, duke theksuar se të tjera masa do të ndërmerren midis dy vendeve për të lehtësuar shkëmbimet tregtare.
“Marrëveshjet që do të nënshkruajmë sot për hetimin e përbashkët tatimor dhe doganor si dhe ajo për partneritetin kufitar, koordinon përpjekjet tona për të formalizuar dhe integruar ekonomitë tona. Hapat e mëtejshëm që po hedhim për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit, për të harmonizuar akcizat, unifikuar çmimin e referencave për transportet dhe për të krijuar korridorin e gjelbër për produktet sezonale bujqësore, pa dyshim do t’i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomik”, tha ai.