KQZ paralajmëron komisionerët: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin

Deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar proçesi i numërimit.

KQZ përmes zëdhëneses Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

Hoxhaj: Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e  numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda  ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit.

Ndërkohë deri në orën 14:00 është numëruar 51.08 % e kutive të votimit.

Kur jane numeruar 2739 kuti votimi nga 5362 gjithsej, projeksionet parashikojnë një rezultat të thellë të PS-se duke numëruar deri tani 73 mandate, kundrejt PD me 43 mandate.

LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat.

SHKARKO APP