KQZ paralajmëron: Sondazhet zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Drilona Hoxhaj zëdhënësja për shtyp e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur një prej pikave të Kodit Zgjedhor për sa i përket zgjedhjeve.

Sipas saj rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.

Është Neni 78, pika 3 të Kodit Zgjedhor i cili përcakton një detyrim të tillë. “Gjatë fushatës  zgjedhore, çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të bëjë propagandë zgjedhore në çdo mënyrë të ligjshme.

Çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të trasmetojë programet dhe mesazhet e tij zgjedhore nga të gjithë operatorët radiotelevizivë në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe pa censurë.

Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë dhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit”, shkruan Hoxha.

SHKARKO APP