KQZ thirrje forcave politike: S’ka më kohë, sillni emrat e komisionerëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju ka bërë thirrje partive politike që të regjistrojnë komisionerët pasi nuk ka më kohë.
Me anë të një njoftimi për mediat KQZ, ju bën edhe njëherë apel partive politike që të dërgojnë emrat e komisionerëve, pasi 10 ditë para zgjedhjeve të Përgjithshme 62 KZAZ, janë ende pa komisionerë.
Deklarata e KQZ-së lidhur me propozimet e komisionerëve të QV-ve
Jemi vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe ndodhemi në një situatë absurde dhe të patolerueshme, komisionerët e qëndrave të votimit ende nuk janë emëruar dhe partitë politike që kanë detyrimin ligjor ti depozitojnë propozimet për anëtarë të KQV-ve, vijojnë të tregojnë neglizhencë dhe të mos respektojnë ligjin.
Mos emërimi i komisionerëve të Qendrave të Votimit pengon procesin zgjedhor dhe cënon standardet e zgjedhjeve. Ndodhemi në situatën kur 62 KZAZ nuk kanë emëruar asnjë komisionerë për Qendrat e Votimit, ndërkohë që KQZ kishte planifikuar që ditën e nesërme të fillontë trajnimi i tyre.
Kjo sjellje nga ana e partive politike është e patolerueshme dhe alarmante, pasi tregon mungesë përgjegjshmëri në përmbyshjen e të drejtave dhe detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.
Dështimi për shkak të partive politike i skemës së trajnimit të komisionerëve nga ana e KQZ-së, sjell pasoja të rënda në mirënjohjen e ligjit nga ana e komisionerëve, gjë e cila reflektohet në administrimin e procesit zgjedhor.
Partitë politike që kanë të drejtën të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit, të depozitojnë në mënyrë urgjente propozimet e tyre pranë KZAZ-ve dhe të mos bëhen shkak për demtimin e procesit zgjedhor dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve.
Një tjëtër shqetësim që KQZ ngre sot para publikut është gjendja skandaloze, të cilat nuk furnizohen me energji elektrike. KQZ po bashkëpunon me OSHE për të siguruar se ccdo qendër votimi është e pajisur me energji elektrike, dhe KQZ me shqetësim konstaton se 420 qendra votimi nuk furnizohen me energji elektrike. Për këtë situatë skandaloze janë përgjegjës Kryetarët e Bashkive të cilët në zbatim të Kodit Zgejdhor janë përgjegjës për infrastrukturën e qendrave të votimit të cilët i’a propozojnë KQZ-së për miratim.
KQZ i kërkon Kryetarëve të Bashkive të marrin masa të menjëhershme që të gjithë qendrat e votimit të jenë të pajisura me energji elektrike dhe me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, që procesi i votimit të zhvillohet në përputhje me Kodin Zgejdhor.