KQZ “ultimatum” komisionerëve: Vijoni procesin e numërimit, në të kundërt do të shkarkoheni

Deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar proçesi i numërimit.

KQZ përmes zëdhëneses Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e  numërimit.

Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda  ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre.

Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit,” tha Hoxhaj.

SHKARKO APP