KQZ zbulon përqindjet e votimeve në çdo qark

Pas një maratone nisur që në orën 7:00 të mëngjesit e që u mbyll në orën 20:00, 43% e 3.4 milion shqiptarëve me të drejtë vote, votuan sot në zgjedhjet që do përcaktojnë parlamentin e ri. Një pjesëmarrje e ulët, e cila pritet të nënshtrohet një analize.

Në një deklaratë pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, Drilona Hoxha, zëdhënësja e KQZ-së ka bërë të ditur pjesëmarrjen në përqindje në votime, tek secili qark. Në total, nga të dhënat që janë hedhur në sistem është 43.88 përqind, ka njoftuar Drilona Hoxha.

KQZ publikoi të dhënat edhe sa i takon gjinisë, ku tha se në total vetëm 19.35 përqind e votueseve femra kanë ushtruar të drejtën e votës.

Qarku-Përqindja

Berat nga 41.27 %

Durrës 39.05 %

Elbasan 44.58 %

Fier 49.31 %

Gjrokastër 41.53 %

Korçë 47.19 %

Kukës 53.21 %

Lezhë 44.55

Shkodër 40.85 %

Tiranë 47.85 %

Vlorë 35.9 %

SHKARKO APP