KQZ, Zguri: Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendase, do jenë garancia më e madhe e standarteve të procesit zgjedhor

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri mori pjesë në aktivitetin që organizoi Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për monitorimin e procesit zgjedhor të garës parlamentare të 25 qershorit.

Teksa vlerësoi kontributin e organizmave ndërkombëtarë dhe atyre vendas që janë angazhuar në proceset zgjedhore në Shqipëri, Zguri u shpreh i bindur se vijimi i realizimit të kësaj detyre nga vëzhguesit do të jetë dhe garancia më e madhe për procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Fjala e kreut të KQZ-së, Klement Zguri

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihem i privilegjuar të adresoj këtë përshëndetje në Eventin e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, për shpalljen e Aksionit të Vëzhgimit për Zgjedhjet e 25 Qershorit!

Swiss Digital Mobile Reklama

KVV vëzhgon zgjedhjet prej 2005, unë jam anëtar i KQZ prej 20 vitesh. Për shkak të detyrës, jam dëshmitar i punës së madhe dhe gjithnjë e më cilësore të këtij bashkimi organizatash, angazhimit real dhe demokratik të tyre si pjesë e shoqërisë civile në proceset zgjedhore.

Angazhime civile si i KVV, janë ato të cilat kanë ndikuar fort në rritjen e ndërgjegjes qytetare, dhe forcimin e kulturës zgjedhore tek shtetasit, por njëherazi kanë dhënë kontribut në punën e organeve të ngarkuara për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, ku padyshim KQZ është përfituesi më i drejtpërdrejtë.

KVV, me vëzhgimin e proceseve zgjedhore në vite, i ka shërbyer rritjes së rolit dhe besimit të qytetarëve shqiptarë në integritetin e proceseve zgjedhore në vendit, duke ndikuar jo pak në zbehjen e klimës së mosbesimit që partitë politike jo rrallë herë kanë krijuar.

KQZ për zgjedhjet e datës 25 qershor, ka akredituar një numër të madh vëzhguesish të organizatave ndërkombëtare dhe organizatave vendase, të cilët do të jenë garancia më e madhe e standarteve të procesit. Duke i shprehur mirënjohjen çdo organizate dhe çdo individi të angazhuar në këtë mision të rëndësishëm, do të më mirëkuptoni të shpreh konsidertë të veçantë për Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, zërin kritik, njëherazi ndër më të shëndetshmit për rritjen e standarteve të procesit zgjedhor, dhe veçanërisht të performancës së KQZ !

Në emër edhe të kolegëve të mi, po përfitoj nga rasti për të përcjellë një mesazh të shkurtër për vëzhguesit e akredituar:

Së pari, shprehem besiminplotë, se vëzhguesit e KVV, ashtu sic kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre edhe në proceset pararendëse, do të kryejnë vëzhgimin në përputhje me përcaktimet e ligjore, duke kryer vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për zbatimin e kërkesave të kuadrit ligjor zgjedhor, pa ndërhyrë në punën dhe aktivitetin e administratës zgjedhore, duke dëshmuar sërish më 25 qershor, objektivitet, profesionalizëm në gjykim, paanësi, transparencë dhe saktësi në informacion;

Së dyti, t’ju falënderoj për angazhimin në realizimin e një misioni kaq të rëndësishëm, që i bën shërbimin më të mirë klimës së qetë dhe demokratike që votuesit shqiptarë krijojnë me pjesëmarrjen e tyre masive në votim, si dëshmi e vlerave të qytetarisë dhe të shpirtit të tyre demokratik;

Së treti, si Kryetar i KQZ, por edhe si qytetar i këtij vendi ju falënderoj, për angazhimin tuaj civil, me domethënie të madhe për demokracinë dhe shtetin e së drejtës; është koha që me punën, përkushtimin, shoqëror, civil dhe institucional, të dëshmojmë se Shqipëria zhvillon procese zgjedhore të standarteve më të larta demokratike!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?