Krahasoi gjakun e martireve me menstruacionet/ Miss Turqisë i hiqet kurora

Miss Turqia, Itir Esen i është hequr kurora  vetëm disa orë pasi u shpall Miss , më 22 shtator, për shkak të një statusi në Twiter  që bukuroshja turke kishte bërë më 15 korrik të 2016.

Itir Esen, 18 vjeç, kishte ndarë një postim duke iu referuar përpjekjes së grushtit të vitit të kaluar, ku krahasonte gjakun e derdhur të martirëve me ciklin e saj menstrual.

Organizatorët e konkursit thanë  përmes një deklarate se postimi i saj i bërë në rrjetet sociale ishte i papranueshëm dhe konfirmuan vendimin  për ta shkarkuar atë, vetëm pak orë pasi ajo fitoi.

Ndërsa 18 vjeçarja përmes një postimi në instagram tha se ajo që kishte shkruar në Twiter  një vit më parë nuk ishte politike./Syri.net

Image

SHKARKO APP