Krasniqi: Shqiptarët zgjedhin më shumë Gjermaninë se SHBA-në për të ikur

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në studion e “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, duke përmendur raportin e Gallup, tha se shqiptarët kanë si arsye kryesore për të ikur nga vendi, papunësinë.

Krasniqi: Shqipëria me rritjen 20% dhe është vendi i parë në listë, i dyti është Siria, e treta Kongo, e katërta El Salvadori dhe pestë Siera Leone. Tek Shqipëria është konsideruar si faktor kryesor niveli i lartë i papunësisë kronike. Kosova ndodhet më poshtë me 34 për qind, kurse ne jemi 56%.

Shqiptarët kanë zgjedhur më shumë Gjermaninë se sa SHBA-të për shkak se është shtet më social. Përqindja e popullsisë po bie nga viti në vit. Unë nuk mendoj se shqiptarët duan të shkojnë në SHBA për turizëm, por për të lënë gjithçka që ka Shqipëria, jo identiteti, por problematikat.

SHKARKO APP