Kremi kundër diellit, mos i besoni të gjitha. Ja faktet…
1. Sa më i lartë të jetë faktori mbrojtës, aq më e mirë është mbrojtja. E GABUAR.
Kjo tingëllon e drejtë: një faktor mbrojtës 100 duhet të jetë dy herë më mbrojtës sesa një faktor 50, por ai është vetëm disa pikë përqindjeje më mbrojtës. Një faktor mbrojtës 15 filtron 93% të rrezeve të diellit dhe një faktor mbrojtës 30 filtron 97% të tyre. “Por numri bëhet i parëndësishëm nëse ju nuk aplikoni aq krem sa duhet”, thotë Dr. Mona Gohar, një dermatologe në Danbury – Konektikat dhe një profesoreshë klinike, asistente në departamentin e dermatologjisë në Universitetin e Yaleit. Studimet e fundit tregojnë se njerëzit nuk përdorin mjaftueshëm krem. “Për një mbrojtje më të mirë aplikoni 2040 gr (pak a shumë sa madhësia e një topi ping pongu) krem kundër diellit në trup, 30 minuta para se të dilni (kështu që lëkura ta përthithë plotësisht), si dhe çdo dy orë në çdo pjesë të ekspozuar të lëkurës, pas kësaj”, thotë Gohar.