Kremi solar, 7 rastet e pazakonta kur duhet të përdoret dhe jo

Dermatologët këshillojnë të mbroheni gjithmonë nga dielli, e megjithatë në realitet është vetëm një minorancë që mbrohet me të vërtetë. Përpos situatave klasike, në të cilat kremi solar nuk duhet absolutisht të mungojë, ka edhe situata krejtësisht të papritura që mund ta vënë lëkurën në rrezik nga djegia e diellit dhe rrisin mundësinë e melanomës.

Në kohën e mëngjesit

Dielli nuk pret asnjë, as që truri të vihet në lëvizje për të vazhduar ditën. Kjo do të thotë që vraponi sapo të zgjoheni, duhet gjithmonë të kujtoheni të vendosni kremin solar, pavarësisht sa të përgjumur ose të lodhur mund të jeni, sepse mëngjeset verore nuk janë ideale vetëm për temperaturat,por edhe për djegiet nga dielli.

Kur pini jashtë

Sipas ekspertëve, kush pi ka 20% mundësi më shumë nga melanoma në krahasim me antialkoolistët. Për këtë duhet të keni parasysh faktin që alkooli zvogëlon edhe kapacitetin e trurit për t’u përqëndruar tek pasojat e veprimeve duke rritur kështu rrezikun e sjelljeve të rrezikshme, si për shembull të harrosh të vendosësh kremin solar kur je jashtë.

Gjatë udhëtimeve të gjata me makinë

Dritaret e automobilëve janë joefikasë për të filtruar rrezet e diellit, kështu që kur bëni udhëtime të gjata jeni të rrethuar nga dritare në të gjitha anët, mundësitë e djegies rriten. Ja përse të leverdis gjithmonë të kesh me vete një tub të kremit solar që ta aplikosh në qoftë se është e nevojshme. Kuptohet se në qoftë se makina është kabriolet, mbrojtja nuk merret parasysh sepse në këtë rast jeni të ekspozuar direkt nga rrezet e diellit.

Shumë përpara se të dilni nga shtëpia

Sic shpjegon dermatologu John Wolf i Baylor College of Medicine, kremërat solarë duhet t’i përdorni të paktën 15 minuta para se të filloni të punoni në mënyrë efektive sepse “ky afat kohor ju lejon juve të lidheni direkt me shtresën e epidermës, në mënyrë që të zgjasë pak a shumë dhe të bëhet edhe më e vështirë ta eleminosh ose të dalë me të larë.

Në qoftë se ka vranësira

Sipas L’American Academy of Dermatologists, 80% e rrezeve UV ( që janë ata më të rrezikshmet për lëkurën sepse bëjnë dëmet më të mëdha dhe zgjasin më shumë) kalojnë përmes reve. Ja përse është mirë të mos mashtroheni nga dita me re dhe të përdorni gjithashtu kremin solar në qoftë se dilni jashtë.

Kur jeni veshur me mëngë të gjata

Të vetmet rroba që janë në gjendje vërtet t’ju mbrojnë lëkurën nga rrezet UV janë ato të realizuara posacërisht me mbrojtje solare, kështu që nëse këmisha juaj me mëngë të gjata nuk futet në këtë

kategori, rreziku i djegies mbetet i njëjti, “sepse rrezet UV kalojnë përmes hapësirave të shumta ekzistuese nga fibrat dhe arrijnë kështu në lëkurë”, shpjegon Skin Cancer Foundation. Ja përse mënyra më efikase për të bllokuar realisht rrezet mbetet mbrojtja solare.

Gjatë dimrit

Sic paralajmëron doktor Bruce E. Katz, drejtor i JUVA Skin and Laser Center in Neë York, “rrezatimet UVA depërtojnë në thellësi të epidermës dhe kontribuojnë në formimin e rrudhave dhe rrisin rrezikun e kancerit në lëkurë”. Por këto rreze të dëmshme sigurisht nuk zhduken gjatë dimrit dhe ka situata të caktuara, si për shembull kur pasqyrohen drejtpërdrejt në borë, kështu që ekspozimi mund të jetë madje më i madh sesa duke qëndruar nën rrezet e diellit në verë.

SHKARKO APP