Kreshnik Spahiu: Shkarkimi i Elisa Spiropalit, vendimi më i keq. Është investimi më i fortë i PS pas Ramës
Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson të keq shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre e Europës dhe e Punëve të Jashtme. Për të Spiropali është investimi më i fortë politik në PS pas kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër ai shton edhe se Spiropali ishte e pakonsumuar dhe mbi të nuk rëndonin akuza për korrupsion.
”Emërimi më pozitiv është emërimi i Toni Gogut, sepse është në pozicionin e tij politik dhe profesional. Shkarkimi më i gabuar është shkarkimi i Elisa Spiropalit, i cili ishte investimi më i fortë i PS pas Edi Ramës politikisht dhe ishte në pozicionin më të rëndësishëm për Shqipërinë, sepse kontrata e socialistëve me elektoratin në 11 maj ishte ”Shqipëria në BE në 2030” dhe personi që e udhëhiqte këtë kontratë ishte Elisa Spiropali dhe nuk kishte asnjë lloj kritike.
Shkarkimi vjen si pasojë e një pozicioni kritik, i një pozicioni apo diskursi tjetër politik që nuk ka dalë në publik, ku pas takimit me disa nga ministrat, si ministri i Jashtëm gjerman, ministrin e Shtetit gjerman, për shkak se Gjermania ka pasur një pozicion kritik, oponent ndaj qeverisë së Tiranës, Elisa Spiropali ka mbajtur qëndrim pro-ndërkombëtarëve dhe pro-Gjermanisë.
E dyta me shkarkimin e Spiropalit mbyllet kapitulli i Lëvizjes Mjaft. Përfundimisht u eliminuan politikisht të 20-të ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Mjaft G99 që kishin lider Erion Veliajn. Mendoj se ishte shkarkim i gabuar. Ishte një nga më të mirat mes shumë të këqijave. Mendoj se ka qenë e gabuar edhe për shkak të pozicionit që ajo ka qenë si kryetare e Kuvendit, ka qenë totalisht e pa-konsumuar. S’ka pasur akuza për korrupsion”, tha Spahiu në ”Report Tv”.
KOHA JONË SONDAZH

