Kreu i APD, Bilal Kola me Princin Leka: Familja mbretërore, një pasuri kombëtare
Kreu i Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi, Bilal Kola ka zhvillua një takim me Princ Leka Zogun. Në komentin e bërë në Facebook për këtë takim, Princ Leka e vlerëson kreun Bilal Kolën dhe APD, si aset të çmuar për vendin.
“Me mikun e Familjes Mbreterore Z. Bilal Kola dhe disa perfaqsues te Aleanca Popullore per Drejtesi. Miqesia midis Familjes Mbreterore dhe Familjes Kola daton prej me shume se katerqind vjet, nderkohe qe persekucioni i skajshem nga diktatura komuniste nuk e zbehen per asnje moment besnikerine e Familjes Kola ndaj Familjes Mbreterore. Bilal Kola me perkushtrimin e tij ndaj kauzave qe perfaqson si dhe formimin e tij perendimor eshte nje aset per vendin tone, Ne i urojme suksese ne angazhimet e tij!”,- shkruan Princ Leka.
Ndërksa kreu i APD shprehet se Familja Mbretërore është përfaqësuesja e vlerave më të mira të Shqipërisë. “Me mikun tim te Nderuar, Lartesine e Tij Prince Leka diskutuam sot mbi perspektivat dhe mundesite e zhvillimit te vendit tone. Familja Mbreterore ka qene, eshte dhe mbetet nje pasuri kombetare per Shqiptaret. Urojme dhe shpresojme qe roli i saj unik ne kultivimin e vlerave dhe bashkejeteses mes Shqiptareve dhe promovimit te kauzave te Shqiptarizmes te gjeje njohjen dhe mbeshtetjen e duhur Shteterore sikurse ndodh ne secilin prej vendeve fqinje e me gjere”,- shkruan Bilal Kola.