Kreu i Drejtorisë së Burgjeve, Çuko: Policët nuk marrin uniforma të reja prej 14 vitesh

Policët e burgjeve nuk furnizohen me uniforma të reja që prej 14 vitesh, shkak për të cilin Ministria e Drejtësisë ka kërkuar një fond buxhetor shtesë prej 180 milionë lekësh për këtë qëllim.

Komisioni Parlamentar i Sigurisë mori në shqyrtim projektbuxhetin për Drejtorinë e Burgjeve dhe të Shërbimit të provës, ndërkohë që disa prej deputetëve e konsideruan të papranueshëm faktin që disa prej policëve i janë drejtuar tregut për të blerë vetë uniformat.

Drejtoria kërkoi fonde shtesë edhe për mirëmbajtjen e burgut të ri në Reç të Shkodrës, ku do të vendosen 850 të burgosur.

Në total buxheti i kërkuar nga Ministria e Drejtësisë për vitin e ardhshëm është 1.1 miliardë lekë, ku janë përfshirë edhe fondet për institucionet e Vetting-ut.

SHKARKO APP