Kreu i Gardës inspekton ambientet e GJKKO-së, takim edhe me Erion Banin

Një ditë pas mbledhjes së 260 gjyqtarëve, komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci, ka shkuar sot në GJKKO.

Zereci  ka zhvilluar një takim me kryetarin e Gjykatës, Erion Bani lidhur me gjendjen e sigurisë. Kreu i Gardës dhe Bani kanë zhvilluar një inspektim në ambientet e GJKKO-së.

Një ditë më parë, Bani në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kërkoi inspektime në të gjitha ambientet e gjykatave. Ai deklaroi se duhen evidentuar të gjitha problematikat deri te pyetja e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave për çdo shqetësim apo problematikë që mund të hasin gjatë ushtrimit të funksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?