Kreu i grupit të PS, Balla takim në Senatin italian: Vlerësojmë mbështetjen e Italisë në rrugëtimin drejt BE-së

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Senatin italian, ku u prit nga Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes, Stefania Gabriella Anastasia Craxi.

Në këtë takim ku shoqërohej edhe nga deputeti socialist Skënder Pashaj dhe ai demokrat Saimir Korreshi, Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë si një partner strategjik dhe mik të pandashëm.

“Vlerësojmë mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”,-tha Balla, duke theksuar se të dyja palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në nivel parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim u diskutua dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, ku bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet në fusha të ndryshme, nga ekonomia e siguria, deri në atë institucional dhe politik në kuadër të procesit të integrimit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?