Kreu i PDIU, Idrizi: Refuzoni arrogancën e ambasadores greke

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bën apel shqiptarëve të refuzojnë arrogancën e ambasadores greke për pllakën e çamërisë që është vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr 9 Idrizi tha se PDIU ka nisur një rrugëtim për tiu kthyer e drejta.

Shpetim Idrizi: “Ju shihni arrogancën e një ambasadoreje e cila guxon që në mes të Tiranës të protestojnë sepse në sheshin Skënderbej na është vënë dhe një pllakë për Çamërinë. Të gjithë shqiptarët duhet ta refuzojnë këtë arrogancë. Ne me mbështetjen tuaj kemi nisur rrugëtimin për t’u kthyer drejt Çamërisë.”

Idrizi bëri apel që më 25 qershor shqiptarët të ndëshkojnë politikanët që e bënë tranzicionin të pafund.

SHKARKO APP