Kreu i ri i SPAK-ut, gazetarja Lala fakton çfarë nuk u pa nga mbledhja e KLP-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur me 7 vota drejtuesin e ri të SPAK-ut me një mandat trevjeçar. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, solli detaje nga mbledhja që nuk u panë nga publiku.

”Gjëja e parë që më shqetësoi kishte të bënte me nivelin e pyetjeve të anëtarëve të KLP-së. Prokurori më jetëgjatë në sistem, Sokol Stojani, pothuajse nuk bëri asnjë pyetje. Duke qenë se ai ka eksperiencë të gjatë në çështje të mëdha dhe është një ndër anëtarët më aktiv të Këshillit, kisha pritshmëri të mëdha që ai do të bënte pyetje me thelb, që lidhen me mënyrën se si kandidatët synojnë të drejtojnë Prokurorinë e Posaçme.

Të katër kandidatët ishin të tensionuar dhe të emocionuar, pasi nuk janë të mësuar me paraqitje të gjata publike dhe me kontakt të drejtpërdrejtë me median.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prania e faktorëve ndërkombëtarë, e përfaqësive më të larta diplomatike, krijoi një presion shtesë në sallë. Një tjetër element që ra në sy ishte mungesa e përfshirjes së shumicës së anëtarëve të KLP-së në diskutim. Pjesa më e madhe e Këshillit nuk mori pjesë aktivisht në debat, dhe kjo është diçka që duhet të evidentohet dhe të theksohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 4867 (67.8%)
Jo 2312 (32.2%)

Vota totale: 7179