Kreu i SPAK, Altin Dumani: Përmirësohet indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani po raporton në Kuvend për ecurinë e punës së institucionit që ai drejton. Dumani theksoi se në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, ndërsa shtoi se indeksi i perceptimit të korrupsionit është përmirësuar.
”Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK-u i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar.
Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK’‘, tha ai.
Opozita ka 57 pyetje në total të depozituara paraprakisht në Kuvend ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Jorida Tabaku kryeson listën me 8 pyetje për Dumanin, ndjekur nga Flamur Noka me 7 pyetje. 6 pyetje janë përgatitur nga Tedi Blushi, Luan Baçi. Ndërkohë Sali Berisha nuk ka përgatitur asnjë pyetje për asnjë prej përfaqësueseve që do të raportojnë.
KOHA JONË SONDAZH

