Krijesa gjysmë njeri e gjysmë dele, zbardhet misteri

Ardhja në jetë e një krijese që ngjan si gjysmë njeri dhe gjysmë dele ka shkaktuar konflikte në fshatin Lady Frere të Afrikës së Jugu. Banorët akuzojnë njëri-tjetrin për ‘shtrigëri’, ku shumë prej tyre janë të bindur se bëhet fjalë për një djall.

Një pjesë e tyre besojnë se delja mund të jetë përdhunuar nga ndonjë njeri dhe ka sjellë në jetë krijesën e çuditshme. Autoritetet vendase nisën kërkimet për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë dhe arritën që të zbardhin misterin.

“Duam që të konfirmojmë se krijesa e lindur në Lady Frere, është një qengj i deformuar. Nëse për disa mund t’iu ngjajë si një qenie njerëzore, ne konfirmojmë se nuk është e tillë. Bëhet fjalë për një qengj i lindur nga një dele e infektuar nga një virus që në fillim të shtatzënisë. Ky virus shkakton infektimin e fetusit  dhe deformimin e tij gjatë rritjes. Ju kërkojmë banorëve të zonës që të mos shqetësohen”, shprehen ekspertët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?