Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për masakrën në Bulevard dhe për 30 dosje të tjera

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për vrasjen e trefishtë në Bulevardin ‘Zogu i Parë’.

Çështja ndaj dy vëllezërve Doçi dhe Salvatore Letizias do t’i kalojë Gjykatës së Tiranës.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të shpallë moskompetencë edhe për 30 dosje  të tjera.

Edhe çështja e Sadedin Sulës, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes u dërgua në Gjykatën e Shkodrës.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të shqyrtojë dosjet që janë kompetencë e SPAK-ut

Ndërkohë që ka me tepër se një vit që perflitet shkrirja e gjykatës  dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda një vendim i gjykatës së lartë i ka dhënë asaj përkohësisht kompetencat e gjykatës antikorrupsion SPAK që pritet të krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.

Shkak për të rishqyrtuar kompetencat mes Krimeve të Rënda  dhe  gjykatave të rretheve është bërë Gjykata e Durrësit e cila ka kërkuar që Kolegji i Gjykatës së  Lartë të shprehet nëse çështja e trafikut të drogës i përket tashme një gjykate të zakonshme  në rrethe apo gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në përfundim të analizimit të këtij rasti Kolegji Penal ka urdhëruar gjykimin e rastit të trafikut të drogës pranë Gjykatës së Durrësit, duke  u bere keshtu nje praktike e zbatueshme për të gjitha çështjet veprat e të cilave nuk janë më konpetence e gjykimit nga SPAK, pas krijimit të kësaj gjykate.

Në këtë menyre pas zbardhjes së vendimit të Kolegjit, Gjykatës së Krimeve  të Rënda do t’i duhet t’ia kalojë për kompetence rretheve një sërë dosjesh veprat penale të të cilave nuk  janë kompetencë hetimi e gjykimi nga prkuroria e gjykatave të posaçme  antikorrupsion.

Gjithësesi pritet që kolegji penal të zbardh arsyetimin e vendimit nëse behet fjalë vetem për dosjet që janë regjisturuar para 1 gushtit te vitit 2017 kur ka hyrë në fuqi edhe kodi i ri i procedures penale,  apo pas këtij afati.

Në  dosjet që priteti ti percillen prokurorive te rretheve jane trafiku i drogës, i qenieve njerëzore, i vrasjeve dhe gjobëvëniet  si dhe krimi ne familje,  të cilat afërsisht numurohen rreth 30 që janë aktualisht ne gjykim.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vazhdojë së funksionuari deri në ngritjen e SPAK, pas formimit të kësaj të fundit gjyqtarët e Krimeve të Rënda pasi të kalojnë vettingun mund të kandidojnë për të qenë pjesë e SPAK. Ndërsa prokurorët e krimeve të rënda duhet të kandidojnë për vendet vakante në sistem.

SHKARKO APP