Krimet në familje, Presidenti Meta mbledh KLD dhe analizon vendimet e gjykatave

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Lartë të Drejtësisë sot paradite, për herë të parë pas marrjes së detyrës. Kryesore në rendin e ditës është dhuna në familjet shqiptare dhe si po ndikojnë vendimet e gjykatave ndaj saj.

Një nga çështjet në diskutim do të jetë raporti lidhur me vendimin e gjykatës së Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burg, burrin dhe vrasësin e gjyqtares Fildese Kasemi. Në diskutim do të jetë edhe vendimi i gjykatës së Tiranës për urdhrin e mbrojtjes të kërkuar nga gjyqtarja pas dhunës së përsëritur nga ish-bashkëshorti.

KLD do të trajtojë edhe disa raste të ngjashme, do të hetojë vendimin e gjykatave lidhur me dhunën në familje.

Në fund do të trajtohet plotësimi i vendeve të mbetura vakante në gjykatat e Shqipërisë.

SHKARKO APP